Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Dhimbja e barkut

Mirbrema e kam gocen 2 jav qe kam lindur po gjith naten qan nga dhimja barkut grindet shum a ka ndonje ilac qe mund te me rekomandosh qe tja perdor te qetsohet ndo pak shum flm

Adelajda Rexha (12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Adelajda,

Per ta qetesuar beben gjate kohes se ngerceve mund te perdorni disa metoda, mvaresisht se cila funksionon ne rastin tuaj. Mund ta perkedhelni dhe luhatni beben tuaj per ca minuta deri sa te qetesohet, mund ti masazhoni barkun me vaj bebesh duke i bere ca ushtrime te lehta, mund ti kendoni ninulla, mund ti jepni pika apo caj per dhembjet e barkut posacerisht per bebe, por edhe nje nder me te rendesishmet te keni kujdes gjate ushqyerjes tuaj, shmangni ushqimin i cili fryen dhe krijon gazra, nese jeni nene gjidhenese.

Gjithe te mirat.

Klemi Guri (12 vite më parë)
Pershendetje, Edhe une kam te njejtin problem me cunin tim 35 ditesh. Ai ha shume shpesh (cdo ore) dhe pas cdo ngrenje e vjell (ka pasur raste edhe me presion dhe nga hundet nja 4-5 here). A duhet te shqetesohem? Ta coj te pediatri per kontroll? Faleminderit paraprakisht per pergjigjen.

/komuniteti