Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kapsllëku te foshnja 10 muajshe

Pershendetje Dr. Niketa.


Goca im eshte 10 muajshe dhe shume shpesh behet kaps dhe detyrohem ti perdore mikroklizma se nuk del dot jashte, per te ngrene i jap supe, fruta te ziera me biskota, ndonje kos frutash, banane ja perdore cdo dite. Te lutem me kthe pergjegje se s`po e kuptoj pse behet kaq shpesh?

Linda (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Linda.

Kapsllëku më shpesh paraqitet tek foshnjat të cilat pijnë qumësht të adoptuar sepse nga qumështi formulë mbeten më shumë mbetje në zorrë. Nëse foshnja ka konstipacion të shpeshtë nga qumështi formulë, konsultohuni me mjekun rreth ndërrimit të formulës.

Një nga shkaktarët e konstipacionit mund të jetë dehidrimi, kur fëmija pi shumë pak ujë gjatë ditës. Kur foshnja kalon në ushqim të fortë, dukja e jashtëqitjes ndryshon, ndërsa disa prej artikujve ushqimorë mund ti shkaktojnë konstipacion. Fëmijës duhet ti jepni sa më shumë lëngje, pemë dhe perime me shumë fibra. Nëse jashtëqitja e foshnjes suaj është e fortë dhe e thatë, mundohuni që për një ditë dy, të mos i jepni ushqime nga orizi. Mundohuni të motivoni foshnjen që të lëviz sa më shumë, sepse kjo mund të ndihmojë në raste të konstipacionit, si dhe masazha e lehtë në barkun e foshnjes.

Mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dale jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti