Rreth ushqyerjes
Jeta
(14 vite më parë)
Përshëndetje Jeta.
Foshnja gjer në 4 muajt e parë të jetës duhet të ushqehet vetëm me qumësht gjiri apo qumësht formule. Kjo sepse trakti i tretjes së ushqimit të foshnjes suaj ende është në zhvillim e sipër, pra ushqimet e forta momentalisht janë jashtë limiteve.
Por nëse keni pamjaftueshmëri të qumështit të gjirit, ju mund ta plotësoni atë me qumësht formula. Së pari ushqeni fëmijën tuaj me qumësht gjiri, dhe më pastaj me qumësht formule.
Ju uroj çdo të mirë.
Pershendetje dr. Niketa, kam vajzen 3 muajshe, vajzen e kam ne gji, i jap edhe qumesht formula, ama vajza fare pak e pin kete qumesht bebillak, mjeku i saj me ka thene qe ti jap edhe qumesht formula, se peshen e ka 4.800 g, e sot i dhash edhe pak banane, mos i ben dicka dem vajzes apo mundem me i jap pak banane? Vajza e han dhe buzeqesh, e lepihet, me duket qe lyp prape, ama kam frike mos behet kaps!? Te lutem tregom si te veproj, problemi eshte qe gji nuk kam te mjaftueshem!