Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gogesima te bebet

Beba ime eshte 4 javeshe dhe a mund t'me ndihmoni me ndonje keshill rreth goksimit,sa duhet te mbahet ne krah beba dhe a ka ndonje pozit me te volitshme per goksim.

Lira V (12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Lira,

Egzistojnë tre mënyra të mira për të gogësuar foshnja, ndërsa ju mund ta zgjedhni se cila iu konvenon më së shumti:

Në sup

Gogësima në sup jep rezultate të mira tek shumica e foshnjave. Foshnja duhet të mbështetet në supin tuaj. Me një dorë duhet ti përkëdhelni shpinën ndërsa me dorën tjetër ti mëshoni lehtë në bythë. Në sup vendosni një panolinë që të mbroni rrobet nga stërpikat.

E drejtuar në pozitën ulur

Gjatë kësaj mënyre mbani qafën e foshnjes me dorë, ndërsa foshnjen vendoseni të ulur në krahë. Me dorë mbani gjoksin e foshnjes nën sqetull, ku koka duhet të anojë përpara. Ledhatoni në shpinë duke pasur kujdes që koka të mos bie mbrapa.

Me fytyrë nga poshtë

Ktheni foshnjen me fytyrë nga poshtë dhe vendoseni ashtu që të ju qëndrojë e shtrirë në krahë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti