Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Shkuarja e barkut

Femiu im tashme ka 3 muaj e gjysem dhe dy javet e fundit ka filluar dhe i shkon barku shume holle. E ushqej me gji. Gjate dites dhe nates del deri ne 7 here. Kam filluar ti jap Prolife per dy dite por shume pak ka efekt. Cfare thoni qe te bej??

Nena (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Foshnja e cila ushqehet në gji ka të drejtë të ketë jashtëqitje aq here sa edhe ushqehet në gji! Jashtëqitjet e foshnjes e cila ushqehet në gji janë të shpeshta, të holla deri ujore, të verdha,...

Nëse foshnja ka jashtëqitje të shpeshta dhe megjithate shton në peshë atëherë nuk ka vend për brengosje dhe trajtim të posaçëm. Në të kundërtën nëse foshnja pin më pak, vazhdon me jashtëqitje të shpeshta , humb në peshë, atëherë duhet konsultuar pediatri,...

altin (10 vite më parë)
Jam 17 vjeç dhe ka 3 jave qe me shkon barku shum holle disa here ne dite , çfar me sugjeroni te bej ?

/komuniteti