javë pas jave
Pershendetje Albana.
Femija 8 muajsh duhet te ushqehet me qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule, sasi të vogla të djathit të butë të pasterizuar, jogurtit, xhizë (por jo qumësht lope deri në moshën 1 vjeç), drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera), pure pemësh dhe perimesh (banane, pjeshkë, dardha, avokado, karrota të ziera, kungull, patate, patate të ëmbla), ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën O me sasi të vogël të sheqerit), sasi të vogla proteinash (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lekurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza), lëng pa citron (molla apo dardha).
Ushqimin e ri ia jepni vetëm një herë, pastaj pas 3 ditësh për tu siguruar nëse foshnja nuk është alergjike në atë ushqim.


Pershendetje doktor, une e kam femiun 8 muajsh e kam ne gji dhe e ushqej me ushqim shtese, a mund te me ndihmoni se cfare ushqimi ti jap konkretisht ne mengjese, ne dreke dhe darke?