javë pas jave
Përshëndetje Merita.
Të gjitha foshnjet në ditët e para të jetës humbasin 5-7-10 % të peshës së lindjes. Kjo është e ashtuquajtura humbje fiziologjike (e pritur) e peshës. Pesha e lindjes pritet të rikthehet më së largu deri në ditën e 10 - 14 të jetës.
Nëse kjo nuk ndodh atëherë duhet menduar në problem në të ushqyerit e foshnjes i cili duhet identifikuar dhe tejkaluar varësisht nga vlerësimi i punëtorit kompetent shëndetësor (pediatër-neonatologut).
Foshnja në tremujorin e parë pas lindjes, varësisht nga pesha e lindjes, shton mesatarisht 15-30 gram në ditë, llogaritur këtu peshën e humbur dhe mëpastaj të rikthyer. Optimumi i shtimit në peshë, në këtë periudhë, është 1% e peshës së lindjes në ditë.
Me kalimin e kohës shtimi mesatar ditor në peshë bie, kështu që shtimi mesatar ditor në tremujorin e dytë është përreth 12-21 gram në ditë. Është e arritur e llojit të vet nëse foshnja së paku e dyfishon peshën në moshën 4-6 muaj, ndërsa e trefishon ate në ditëlindjen e parë.
Ju uroj çdo të mirë.


Prsh doktor, flm per keshillat qe na jepni. Kam nje djale 2 muajsh, ka lindur me peshen 3450 dhe tani eshte 5400, doja te dija nga ju eshte mire nga pesha e cunit tim? Flm.