Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Koka e bute

I nderuari Pediater,


vajza ime eshte 9 muajshe dhe ende e ka koken e bute?


Dua te di deri kur eshte normale t'i forcohet koka?


Ju faleminderit.

Vlera (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Në moshën e foshnjës suaj, koka tanimë duhet të jep shenja bindëse për forcim krahasuar me më parë. Fontanella e madhe (pjesa e butë e kokës) mbyllet në diapazonin kohor 12-18 muaj. Ka studime të cilat afatin e mbylljes së fontanellës e shtyejnë edhe për më vonë. Për këtë qëllim, jo rastësisht rekomandohet që Vitamina D3 të ipet gjatë gjithë vitit të parë të jetës dhe në muajt e vjeshtës-dimrit në vitin e dytë të jetës!

/komuniteti