javë pas jave
Përshëndetje
"Gjuha e bardhë" (mykthi i gojës) është infeksioni më i shpeshtë me këpurdha i mukozës së gojës dhe gjuhës. Zhvillohet në 2-5% të të porsalindurve dhe latantëve. Mjekohet me aplikimin lokal të antimikotikëve. Bar i zgjedhjes së parë është Nystatina, pastaj Miconazol në formë gjeli oral, së fundi tretësira Gentianë Violet 0,25%,...
Përzgjedhja e barit bëhet varësisht nga mosha e foshnjes dhe përcaktohet nga mjeku ordinar. Në mënyrë që trajtimi të jetë efikas rekomandohet që fillimisht të bëhet pastrimi i gjuhës dhe gojës me gazë sterile të lagur me tretje fiziologjike (sol.0,9% NaCl) dhe në këtë mënyrë të bëhet largimi mekanik dhe i kujdesshëm i këpurdhave e mëpastaj të bëhet aplikimi i terapisë përkatëse.
Nystatin pikat duhet vetëm të lëshohen në hapësirën e gojës, mundësisht pas përfundimit të ushqyerjes,dhe jo të gëlltiten menjëherë,pasiqë efekti i tyre duhet të jetë "në vendin e ngjarjes". E njëjta vlen edhe për preparatet e tjera për trajtimin e "gjuhës së bardhë".
Poashtu i rëndësisë së veçantë është trajtimi i njëkohësishëm i "të dyja palëve" (gjuhës së foshnjes dhe gjinjëve të nënës).
Gjithë të mirat.


Pershnd.dok. Vajza ime eshte 1 javshe, dhe ne munges te thithkave te gjirit kam filluar ta ushqej me qumesht Humana, dhe tani qumesht gjiri kam mjaftueshem por maja e gjirit e vogel dhe nuk e merr rrall, problemi eshte se gjuha e bebes eshte bere me nje shtrese te bardh, dhe po shqetsohem pse, ku eshte problemi si duhet te veproj . flm