Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Antibiotikët gjatë gjidhënies

Sa ndikojne ampicilina te qumeshti i gjirit kur foshnja eshte gati 2 muajsh? Antibiotiku po merret per arsye temperature e viroze.

Teu (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Teu,

Është e mundur që ilaçet që nëna merr gjatë kohës që ushqen me gji fëmijën, të kalojnë në qumësht dhe kështu pastaj tek vetë fëmija. Atëherë, para mjekut shtrohet një pyetje që, të themi të vërtetën shpesh herë na vë në një pozitë të vështirë. Kjo sepse ilaçet mund: të pengojnë ose të nxisin prodhimin e qumështit, të ndryshojnë përbërjen e qumështit,  të kalojnë në qumësht dhe të japin veprime të dëmshme ose helmuese për bebin.

Për më tepër informacion rreth përdorimit të antibiotikëve gjatë gjidhënies mund të lexosh në artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/gjidhenja/gjidhenja-dhe-ilacet

Të uroj çdo të mirë.

 

/komuniteti