javë pas jave
Përshëndetje Alda.
Menyja e foshnjes tuaj duhet të përmbajë këto artikuj ushqimorë.
• Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule.
• Sasi të vogla të djathit të butë të pasterizuar, jogurtit, xhizë (por jo qumësht lope deri në moshën 1 vjeç).
• Drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera).
• Pure pemësh dhe perimesh (banane, pjeshkë, dardha, avokado, karrota të ziera, kungull, patate, patate të ëmbla).
• Ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën O me sasi të vogël të sheqerit).
• Sasi të vogla proteinash (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lekurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza).
• Lëng pa citron (molla apo dardha).
Sasia e preferuar është kjo:
• ¼ gjer në 1/3 gotë bylmet (apo djathë).
• ¼ gjer në ½ gotë drithëra të pasura me hekur.
• ¼ gjer në ½ gotë pemë.
• ¼ gjer në ½ gotë perime.
• 1/8 gjer në ¼ gotë ushqim i pasur me proteina.
• ¼ gjer në ½ gotë lëng pa citron.
Ushqimin e ri ia jepni vetëm një herë, pastaj pas 3 ditësh për tu siguruar nëse foshnja nuk është alergjike në atë ushqim.
Ju uroj çdo të mirë.


Pershendetje doktoreshe, me lejoni t`ju falenderoj per kete hapesire qe na ofroni qe ne mund te informohemi mbi probleme te ndryshme per femijet tane. Doja te dija nje informacion me te hollesishem per menyren e te ushqyerit te femijes sim qe eshte 7 muajsh e 2 jave. Ne mengjes e ushqej me qumesht kutie, miell orizi me fruta, leng molle+dardhe, ne dreke supe me perime (patate, karrote, kungull e spec), pasdite biskota me kos+banane dhe qumesht kutie 2 vaktet deri ne venien ne gjume. Vaktet ia jap cdo 3 ore. A mos duhet ti shtoje ndonje gje tjeter ne menyne e femijes? Duke ju falenderuar do ta mireprisja nje pergjigje tuajen sepse jam shume ne merak nese femija po i merr si duhet vlerat ushqyese.