Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Vajza ka shume kollitje

Kam respekt shume per ket doktorr qysh pra 5 vitev ma pat kontrooluar djalin ne spital qe kam lind shume jam nda e knaqne me pat lan mjaft pershtypje te Vajza ime eshte 6 vjeqare nganjeher ka kollitje mire po kur te rrok kolli e mban disa dit kollitje te thell te qpesht sa qe edhe vjen deri te vjellja. I kam ber testes e alergjis me terapi te ndryshme , per momentin jam duke ja perdorur nje sprey (flextotide) mire po te njeten kollitje e ka. Ju kisha lutur te me udhezoni si te veproj, faleminderit shume, uroj shendet pune te mbar se met vertet ishe nje drc. I mrekullueshem.

Zyrafete.raci@ptkonline.com Raqi (12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Zyrafete,

Inkurajoni vajzën tuaj që të konsumojë sasi të konsiderueshme lëngjesh. Kjo mund të ndihmojë që të qetësojë kollën. Një enë me ujë mbi nxemëse ndihmon që të mos thahet ajri dhe bën më të lehtë frymëmarrjen te fëmiu. Uji i krypur për hundë apo sprejet e ndryshme hundore ndihmojnë në largimin e mukozës nga hunda dhe gjithashtu e lehtësojnë frymëmarrjen tek fëmijët.

Nëse gjendja e vajzës tuaj në përgjithësi nuk ju duket në rregull, nëse ka probleme me temperaturë të lartë, kollë të përkeqsuar, dhembje fyti, dhimbje gjatë gëlltitjes, kokëdhembje, dhembje të fytyrës, dhembje veshi etj. atëherë kontaktoni pediatrin e vajzës tuaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti