javë pas jave
Përshëndetje Ferdane,
Nëqoftëse foshnja juaj ende nuk është rregulluar me orarin e gjumit i cili përputhet me nevojat e familjes suaj, atëherë tani është koha e përshtatshme që të provoni njëfarë lloj trajnimi i të fjeturit. Metodat e trajnimit të gjumit mund të ndihmojë që foshnja juaj të flejë më lehtë, që të flejë më gjatë gjatë natës, dhe që të flejë me orar më të rregullt.
Nëqoftëse foshnja juaj ende nuk flen 5 deri 6 orë të rregullta, nuk jeni të vetmuara. Shumë foshnja ende zgjohen natën për tu ushqyer gjatë moshës 6 deri 9 muajsh edhe pse shumica jane të përgatitur për të ju ndërprerë ushqimin nga gjiri, ne rast se ju vendosni për këtë. Por foshnjet në këtë moshë nuk zgjohen natën vetëm se janë të uritura.
Ne që të gjithë zgjohemi nga disa herë gjatë natës periudha të shkurtëra të kohës. Dhe si të rritur që jemi ne menjëherë e vemë veten përsëri në gjumë aq shpejtë sa që nuk na kujtohet fare në mëngjes se çkemi bërë. Në rast se foshnja juaj nuk e ka mësuar këtë aftësi, atëherë ai do të zgjohet duke qarë gjatë natës edhe kur nuk është i uritur.
Vendosja e një rutine në kohën e gjumit është hapi i parë për zgjidhjen e problemeve me çrregullime të gjumit. Vëzhgoni fëmijën disa netë me rradhë dhe caktoni kohën e gjumit kur fëmija duket më së shumti i ngadalshëm, i lodhur dhe nervoz. Mundohuni që ta filloni procesin 30 minuta përpara. Vendosni perde të errëta nëse është dhoma e fjetjes e ndriçuar gjatë natës apo vendosni ndonjë llampë të vockël nëse është dhoma shumë e errët gjatë natës.
Ju uroj çdo të mirë.


Pershendetje doktoreshe, me fal nese po te marre kohe, po kam ra ne hall me djalin tim i cili eshte 8 muajsh, qe nga lindja ka pas problem me gjume, po gjithmone shpresoja se deri sa ti ben disa muaj, tash jam lodhur nga netet pa gjume per shkak te djalit, problem me ta eshte se edhe gjate dites flen dy kohe vetem ka 40 min diten, kam provuar ta shetise me karroce ne park po e njejta, te lutem me ndihmo rreth ndonje menyre per ta vene ne gjume djalin tim? Flm shpresoj se do te kem ndonje pergjigjeje, flm shume per kohen qe ndani per ne.