Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Jashteqitja e shpeshte

Kam djali 4 muaj e 2 jav qe 10dit ka probleme me jashtqitje mbrenda 24h del deri 7 her e a esht e mundur ta ket prej dhembve se kan filluar ti dalin

Ketja Xona (12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Egzona,

Simptomet që e mundojnë fëmijën gjatë daljes së dhëmbëve janë kryesisht këto: Rrjedhja e jargëve (e cila mund të çojë deri tek të skuqurit e fytyrës), fryerja e mishit të dhëmbëve dhe ndjeshmëria e tyre, irritimet dhe shqetësimi, zakoni i të kafshuarit, refuzimi i ushqimit, problemet në të fjetur.

Edhe pse shumica e prindërve tregojnë së fëmijët e tyre kanë shkuarje të barkut, rrjedhje të hundës, apo ethe, mu para se të filloj dalja e dhëmbëve, shumica e ekspertve mendojnë se dalja e dhëmbëve nuk është fajtor për këto dukuri.

Diskutoni këto me pediatrin e fëmijës tuaj gjithsesi, sepse nga jashtëqitja e tepërt mund ti humbasë lëngjet dhe të vie deri te dehidrimi i fëmijës. Vizitojeni fëmijën tuaj tek pediatri.

Gjithë të mirat.

/komuniteti