javë pas jave
Përshëndetje Valentina.
Të gjitha foshnjet në ditët e para të jetës humbasin 5-7-10 % të peshës së lindjes . Kjo është e ashtuquajtura humbje fiziologjike (e pritur) e peshës.Pesha e lindjes pritet të rikthehet më së largu deri në ditën e 10 - 14 të jetës.
Nëse kjo nuk ndodh atëherë duhet menduar në problem në të ushqyerit e foshnjes i cili duhet identifikuar dhe tejkaluar varësisht nga vlerësimi i punëtorit kompetent shëndetësor (pediatër-neonatologut).
Foshnja në tremujorin e parë pas lindjes,varësisht nga pesha e lindjes, shton mesatarisht 15-30 gram në ditë,llogaritur këtu peshën e humbur dhe mëpastaj të rikthyer.Optimumi i shtimit në peshë,në këtë periudhë, është 1% e peshës së lindjes në ditë.
Me kalimin e kohës shtimi mesatar ditor në peshë bie,kështuqë shtimi mesatar ditor në tremujorin e dytë është përreth 12-21 gram në ditë.Është e arritur e llojit të vet nëse foshnja së paku e dyfishon peshën në moshën 4-6 muaj ,ndërsa e trefishon ate në ditëlindjen e parë.
Çdo të mirë.


Pershendetje doktor, deshta te pyes e kam nje vajze i ka bere 4 muaj e 1 jave, peshon 7200 kg, a eshte peshe normale? Ka lind 3315 kg dhe tani e ka kete peshe edhe eshte e gjate 64, a eshte ne rregull duke shtuar peshe a eshte me ulet ne peshe vetem kaq deshta me dite? Flm shume.