javë pas jave
Përshëndetje Helena.
Të gjitha foshnjet në ditët e para të jetës humbasin 5-7-10 % të peshës së lindjes . Kjo është e ashtuquajtura humbje fiziologjike (e pritur) e peshës.Pesha e lindjes pritet të rikthehet më së largu deri në ditën e 10 - 14 të jetës.
Nëse kjo nuk ndodh atëherë duhet menduar në problem në të ushqyerit e foshnjes i cili duhet identifikuar dhe tejkaluar varësisht nga vlerësimi i punëtorit kompetent shëndetësor (pediatër-neonatologut).
Foshnja në tremujorin e parë pas lindjes,varësisht nga pesha e lindjes, shton mesatarisht 15-30 gram në ditë,llogaritur këtu peshën e humbur dhe mëpastaj të rikthyer.Optimumi i shtimit në peshë,në këtë periudhë, është 1% e peshës së lindjes në ditë.
Me kalimin e kohës shtimi mesatar ditor në peshë bie,kështuqë shtimi mesatar ditor në tremujorin e dytë është përreth 12-21 gram në ditë.Është e arritur e llojit të vet nëse foshnja së paku e dyfishon peshën në moshën 4-6 muaj ,ndërsa e trefishon ate në ditëlindjen e parë.
Ju uroj çdo të mirë.


Pershendetje doktor!
Kam nje vajze 3 muajshe e 17 dite, kur lindi peshonte 3230 kg (lindi ne javen e 38), tani peshon 6015. Ne 2 muajt e pare shtonte 300 gr ne jave ndersa pas muajit te dyte shton vetem 100 gr ne jave. Une e ushqej me qumesht gjiri, edhe duket se femija ngopet pasi nuk grindet, eshte femije i qete. Doja te dija a eshte pesha normale pasi pas nje konsulte me nje pediater me tha qe ti shtonja qumesht te huaj nje biberon para se te fleje ne darke. Theksoj se vajza ime eshte nje femije teper i levizshem.
Ju pershedes edhe mirepres pergjigjen tuaj.