Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Problemet e djalit me veshët

Jam nje nene nga Gjakova, e kam djalin 15 vjeçar, vuan nga veshet edhe pse ia kam ba shperlarjen e vesheve shume shpesh, po prape se prape e kam te njejtin problem me te, cka mendoni ju? Faleminderit.

Alma (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Alma.

Trajtimi për infeksion të veshit mvaret se sa janë simptomet serioze dhe nga mosha e fëmiut.

Antibiotikët mund të ndihmojnë vetëm në raste të infekcionit bakterial dhe shumë infektime të veshit do të zhduken pa ndonjë nevojë trajtimi. Për fëmijët më të mëdhenj me simptome më të buta, mjeku do të ju sugjerojë që të pritet për një ose dy ditë para se të fillohet me antibiotikë.

Amoxicilini është antibiotikë i cili përdoret më së shpeshti tek infeksionet e veshit, përderisa fëmiu nuk është alergjik në të.

Antibiotikët duhet që gjithmonë të përdoren ashtu siç iu janë përshkruar. Duke e ndaluar mjekimin më herët do të mundësoni që infeksioni të iu kthehet përsëri.

Trajtimet tjera mund të nevojiten për të lehtësuar simptomet. Trajtimi më i rëndësishëm ndaj infeksionit akut të veshit është mjekimi i dhembjes. Mund të përdorni Ibuprofen apo me një leckë të lagur në një enë me ujë të ngrohtë ta afroni jashtë veshit mund të lehtësojë dhembjet.

Fëmiu i cili zgjohet natën me dhembje të veshit dhe me temperaturë zakonisht nuk ka nevojë për vëmendje mjekësore të menjëhershme, duke u bazuar në gjendjen e tij të mirë paraprake.

Nëse ju duket fëmiu i sëmurë apo ka temperaturë pas 48 ore nga mjekimi i zakonshëm i dhembjes, atëherë duhet të kontaktoni mjekun.

Nëse fëmiu për disa ditë me rradhë është i ftohur dhe simptomet fillojnë të përkeqsohen me temperaturë të lartë dhe dhembje të veshit, atëherë duhet të kontaktoni mjekun, sepse infeksioni bakterial mund të zhvillohet.

Gjithmonë kontaktoni mjekun nëse dyshoni për komplikime në formë të meningjitit apo mastoiditisit apo nëse fëmiu nuk po përparon nga antibiotikët pas 2 - 3 ditësh.

Gjithashtu, mund ta kontaktoni mjekun nëse vëreni që qelbi po rrjedh nga kanali i veshit jashtë dhe ju dyshoni që është zhvilluar në daullën e veshit. Ju duhet të caktoni vizitë me mjekun 2 – 3 javë pas fillimit të trajtimit të infeksionit të veshit. Mjeku do të kontrollojë nëse fëmiu juaj nuk ka patur mbledhje të lëngut në veshin e mesëm.

Por në asnjë mënyrë mos aplikoni ndonjë nga metodat pa u konsultuar me mjekun tuaj.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti