Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

C`lloj regjimi ushqimor ti jap bebes sime?

Pershendetje, kam nje bebe 4 muajshe,peshon 9.4 kg dhe ka nje gjatesi 80 cm, ka lindur ne nje peshe prej 4.4 kg, une e ushqej me qumesht formula, pi cdo tre ore, nje vakt i jap kos, edhe naten zgjohet 3-4 here kry 3 oresh... para se te fleje i hedhi qumeshtit 6 gr miell orizit ne menyre qe te ngihet dhe qohet me rralle naten....lengjet e frutave molle + karrote ja jap 2 here ne dite me nga 50-70 ml.....kjo eshte ushqimi qe i jap foshnjes sime, eshte e shendetshme vaktet qe i jap?

Ina Shkoder (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Ina.

Ushqimi që preferohet për bebet nga muaji i 4të gjer në muajin e 6të të jetës, është ky: Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule, drithëra orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme, drithëra të tjera siç janë tërshëra apo elbi. Sa i përket sasisë, filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule, gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.

Nëse foshnja juaj nuk dëshiron të hajë drithëra me tentimin e parë, ofrojini përsëri pas ca ditësh.

/komuniteti