Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Bebes sime i kanë dalë dhëmbët herët

Pershendetje doktor, ju falenderoj per pergjigjet qe na jepni, kam nje vajze 4 muajshe, asaj i kane dale 2 dhembe 3.5 muajshe pa asnje shqetesim, a eshte normale. Mos do te kete ndonje pasoje? E ushqej artificialisht.

Deana (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Deana.

Dalja e dhëmbëve në atë moshë është plotësisht normale. Foshnja me zhvillim më të hovshëm mund ti fitojë majat e para të dhëmbëve qysh në moshën 3 muajshe. Deri në moshën 3 vjeç foshnja juaj dyhet ti ketë komplet 20 dhëmbët e saj të foshnjërisë.

Ju uroj çdo të mirë.

 

/komuniteti