Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Jashteqitja me ngjyre te gjelbert

Pershendetje doktor, kam foshnje 2 javeshe, qe nje jave ka jashteqitje me ngjyre te gjelbert dhe poashtu eshte shume e pergjumur, nuk mundem ta zgjoj nga gjumi dhe kur te zgjoj nuk ka oreks per me pi, vetem kur zgjohet ajo vet ama kete e ben shume rralle 3 ose 4 here ne dite,ju lutem ne ndihmoni, flm pres pergjigjje.

Jehona (15 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Jehona.

Të dalat jashtë bëhen jeshile, sepse bilirubina e pranishme në të, në mjedis oksidohet dhe kthehet në biliverdinë (një lëndë që ka ngjyrë jeshile). Pra të dalat jashtë tregojnë se ato kanë qëndruar pak më gjatë se sa duhet në mjedis, në kontakt me oksigjenin e ajrit (për shembull në panolina, apo në fundin e zorrës).

Çdo të mirë.

/komuniteti