javë pas jave
Përshëndetje Yllka.
Ushqimi që preferohet prej muajit të 6 gjer në muajin e 8, është ky:
• Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule.
• Drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb).
• Pemë të shtypura apo të bluara (banane, dardha, lengmolle, pjeshka).
• Perime të shtypura apo të bluara (avokado, karrota të ziera mirë, kungull, and patate të ëmbla).
Çfarë sasie?
• 3 deri në 9 lugë të mëdha me drithëra, në 2 deri në 3 ushqyerje.
• 1 lugë të madhe me pemë, duke e rritur gradualisht deri në ¼ deri në ½ të gotës, në 2 deri në 3 ushqyerje.
• 1 lugë të madhe me perime, duke e rritur gradualisht deri në ¼ deri në ½ të gotës, në 2 deri në 3 ushqyerje.
Ushqimin e ri ia jepni vetëm një herë, pastaj pas 3 ditësh për tu siguruar nëse foshnja nuk është alergjike në atë ushqim.
Çdo të mirë.


Pershendtje Dr. Kam nje vajze e cila sapo ka mbushur 6 muaj, deri me tani e kam ushqyer me gji e cila ka perparuar mjaftueshem nga pesha e lindjes 3.250 ne 8.600 ne muajin e 6. Tani me kam filluar ti jape leng karrote edhe leng molle (te shtrudhura) nga 3, 4 luge ne dite jo me shume, nuk di me cfare ushqimi te filloj ta ushqej me shije me te hidhura apo te embla te frutave psh te bananes, ne cilin muaj duhet ti ipet brokulli, lulelakra, mishi, supa, veza etj dhe ne fillim cfare sasie dhe sa here ne dite te ushqehet? Shqetesimi tjeter eshte qe mbane ne goje meme mashtruese deri sa te fleje, nuk flen pa te eshte mesuar qe nga fillimi, gjate dites nuk e mban pervecse nese qan shume (gje qe nuk ndodh shpesh), kam degjuar qe shtremberon maxillen. Ju lutem me keshilloni, pres pergjigjen tuaj. Ju faleminderit.