Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Banane

Dyshoj se foshnja ime 7 muajshe ka problem te mesohet me bananen. Kam filluar ta ushqej me drithera, perime dhe peme te ndryshme qe nga muaji i 5 gradualisht por kam verejtur se sa here qe e han bananen (e blenduar me qumesht apo me molle/pjeshke) gjithmone ka problem me jashteqitje. Dmth jashteqitja eshte me ngjyre te erret dhe me kokrra. Nuk jam e sigurt a guxoj te vazhdoj me bananen apo duhet ta largoj nga menuja e bebes sime se paku perkohesisht. Falemnderit per sugjerimin tuaj.

Eda (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Menuja e foshnjes 7 muajshe është mjaft e begatshme, prandaj edhe nuk ka nevojë që të sfidohet me ushqime për të cilat ekziston edhe dyshimi më i vogël se mund të jenë telashebërëse.

Porosia është e qartë: përkohësisht duhet ta largoni bananen nga menuja e foshnjes suaj!

/komuniteti