Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi i nënës gjatë gjidhënies

Pershendetje doktor. Kam djalin 1 muajsh dhe dua tu pyes ne lidhje me ushqimin qe duhet te konsumoj? Cfare duhet te evitoj? Flm per pergjigjen.

Joni (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Joni.

Gjatë gjidhënjes duhet të merret një sasi e konsiderueshme e proteinave, yndyrërave, karbohidrateve si dhe vitaminave dhe mineraleve. Foshnja juaj do të jetë e furnizuar me përbërës të ushqyeshëm, madje edhe nëse ju keni pamjaftueshmëri të tyre.

Ushqehuni me kujdes, gjë që nuk nënkupton të hani shumë! Humbni në peshë ngadalë, duke konsumuar ushqim të pasur me proteina, me pak yndyrë, shumë fibra, pemë dhe perime. Shmangni karbohidratet (brumërat, bukën e bardhë, ëmbëlsirat), gjithashtu mos e teproni me peshkun, shkaku i përbërjes së madhe të merkurit.

Merrni sasi të mjaftueshme të ujit, sepse gjidhënja hargjon shumë lëngje nga organizmi. Keni kujdes në gjërat ushqimore të cilat barten në qumësht, sepse mund të shkaktojne irritim, ngërçe apo reaksione alergjike tek foshnjat.

Kontrolloni sasinë e hekurit në gjak dhe me anë të këshillës së mjekut filloni ti kompenzoni rezervat e hargjuara gjatë shtatzanisë.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti