Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Çfarë ushqimi duhet ti jap fëmijës?

Pershendejte Doktor. Kam binjake, 2 çuna 5 muajsh te cilet ushqehen qe nga lindja me ushqim farmacie (qumesht Humana), ju lutem mund te me thoni perveç miellit te orizit (Humana), lengut te molles dhe karrotes çfare ushqimi tjeter mund tu jap çunave?

Esmeralda Sulkaj (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Alda.

Të uroj për binjakët. Menyja ditore për fëmijët tuaj binjakë duhet të përmbajë këto artikuj ushqimore për secilin:

• Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule.

• Drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb).

• Pemë të shtypura apo të bluara (banane, dardha, lengmolle, pjeshka).

• Perime të shtypura apo të bluara (avokado, karrota të ziera mirë, kungull, and patate të ëmbla).

Sasia e preferuar eshte kjo:

• 3 deri në 9 lugë të mëdha me drithëra, në 2 deri në 3 ushqyerje.

• 1 lugë të madhe me pemë, duke e rritur gradualisht deri në ¼ deri në ½ të gotës, në 2 deri në 3 ushqyerje.

• 1 lugë të madhe me perime, duke e rritur gradualisht deri në ¼ deri në ½ të gotës, në 2 deri në 3 ushqyerje.

Ushqimin e ri ia jepni vetëm një herë, pastaj pas 3 ditësh për tu siguruar nëse foshnja nuk është alergjike në atë ushqim.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti