Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kapsllëku te beba 2 muajshe

Pershendetje, desha te beje nje pyetje lidhje me kapsllekun, femija im eshte 2 muajsh, ka problem me kapsllek d.m.th. nuk del jashte, 3 deri ne 4 here ushqehet me gji. A mund te me ndihmoni si ta liroj nga kapslleku? Flm shume.

Shqipe (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Shqipe.

Një nga shkaktarët e konstipacionit mund të jetë dehidrimi, kur fëmija pi shumë pak gjatë ditës. Mundohuni të motivoni foshnjen që të lëviz sa më shumë, sepse kjo mund të ndihmojë në raste të konstipacionit, si dhe masazha e lehtë në barkun e foshnjes.

Mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dale jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.

Ju uroj çdo të mirë.

Angelalisa (10 vite më parë)
Pershdetje doja tju pjesa kam djalin 3.muajsh po ne fillim te muaj te tret nuk po pi gji normal si me par nuk po del rregullosh jasht po kur del del si uje I jeshil dhe tani esht ne gjendje grip I ka syt e skuqur I lotojn hundet e zena koll dhe esht I lidhe qan vazhdimisht djersit naten kur e mbuloj me nje batanije rri I ftoht nese e mbuloj. Dy djersit ju lutem me tregon si te veproj jam Nene per here te pare flm

/komuniteti