Jashteqitja te femiu 6 javesh
Fllanza Ed
(12 vite më parë)
Përshëndetje Fllanza,
Ndonjëherë bebi mund të dalë jashtë 1 herë në 2 – 3 ditë. Si këshillë gjatë banjës, fëmija mund të lihet më gjatë i zhveshur (gjithmonë i mbështjellë me një peshqir të ngrohtë) dhe masazhohet butësisht barku. Mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dalë jashtë. Por mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar. Femiu im eshte 6 javesh dhe deri tash e ka pase ne rregull jashteqitjen, mirpo ka tri dite qe nuk e ka kryer ende. A eshte normale kjo apo duhet ta dergoje te mjeku? Femiun e ushqej vetem me qumsht te gjirit. Ju pershendes...