Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreziku nga mjalti

Kam djalin 11 muajsh, mund te them qe 5 ose 6 here i kam dhene çaj kamomil dhe ne te kam tretur nje luge te mesme mjalte duke mos e ditur rrezikun nga mjalti tek femijet nen moshen 1 vjeçare, tani qe e kuptova jam e shqetesuar, çfarë më rekomandoni, a mund te kete diçka rrezik?

Jeta (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Jeta.

Mjalti mund të ushqej dhe të zhvillojë sporet (mikroorganizmat) e Clostridium botulinum të cilat shkaktojnë Botulizmin. Tek të rriturit sistemi i zorrëve mund ta mbys dhe parandalojë rritjen e këtyre sporeve por tek fëmijët këto spore mund të rriten dhe të prodhojnë materie të helmueshme të cilat mund ta rrezikojnë jetën e fëmijës suaj. Prandaj nuk rekomandohet nën moshën 12 muajshe.

Simptomet e botulizmit janë: kapsllëku, letargjia, dobësia, vështirësi në të ushqyer dhe një e qarë e ndryshuar... Edhe pse kapsllëku zakonisht është simptoma e parë e botulizmit tek te miturit, ajo zakonisht neglizhohet.

Nëse fëmija juaj nuk vuan nga këto simptome nuk keni nevojë të brengoseni.

Çdo të mirë.

/komuniteti