Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth botulizmit

Pershendetje, e kam nje pyetje per juve doktoreshe nese keni mundesi me me ndihmu. Cilat jane simptomat e semundjes se botulizmit sepse une nuk e kam dite qe nuk duhet me i dhene femijeve nen moshen 1 vjec mjalte e une e kam djalin 6 muajsh dhe i kam dhene mjalte vec jo direkt por ja kom perzi me ushqim per shembull me griz.

Ibe (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Ibe.

Mjalti mund të ushqej dhe të zhvillojë sporet (mikroorganizmat) e Clostridium botulinum të cilat shkaktojnë Botulizmin. Tek të rriturit sistemi i zorrëve mund ta mbys dhe parandalojë rritjen e këtyre sporeve por tek fëmijët këto spore mund të rriten dhe të prodhojnë materie të helmueshme të cilat mund ta rrezikojnë jetën e fëmijës suaj. Prandaj nuk rekomandohet nën moshën 12 muajshe.

Simptomet e botulizmit janë: kapsllëku, letargjia, dobësia, vështirësi në të ushqyer dhe një e qarë e ndryshuar... Edhe pse kapsllëku zakonisht është simptoma e parë e botulizmit tek te miturit, ajo zakonisht neglizhohet.

Nëse fëmija juaj nuk vuan nga këto simptome nuk keni nevojë të brengoseni.

Çdo të mirë.

/komuniteti