Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Përdorimi i mjaltës

E kam djalin 10 muajsh dhe mund te them qe deri ne 5 ose 6 here i kam dhene çaj kamomili dhe ne te kam tretur nje luge mjalte duke mos ditur rreziqet, ju lutem te me tregoni direkt qe a ka vend per shqetesim, ne moshen 10 - 11 muajshe a paraqet rrezik, edhe a ka ndonje mase deri ne sa here mi dhene mundet me qene rreziku ma i madh, domethene a paraqet rrezik nese ka marre mase te vogel?

Miki (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Miki.

Mjalti mund të ushqej dhe të zhvillojë sporet (mikroorganizmat) e Clostridium botulinum të cilat shkaktojnë Botulizmin. Tek të rriturit sistemi i zorrëve mund ta mbys dhe parandalojë rritjen e këtyre sporeve por tek fëmijët këto spore mund të rriten dhe të prodhojnë materie të helmueshme të cilat mund ta rrezikojnë jetën e fëmijës suaj. Prandaj nuk rekomandohet nën moshën 12 muajshe.

Simptomet e botulizmit janë: kapsllëku, letargjia, dobësia, vështirësi në të ushqyer dhe një e qarë e ndryshuar... Edhe pse kapsllëku zakonisht është simptoma e parë e botulizmit tek te miturit, ajo zakonisht neglizhohet.

Nëse fëmija juaj nuk vuan nga këto simptome nuk keni nevojë të brengoseni.

Çdo të mirë.

/komuniteti