Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth jashtëqitjes së bebit

Kam beben dy muajsh, kam fillu te brengosem per te se kur kryen nevojen skuqet shume duke e kryer edhe nevoja e tij ka marre ngjyre jeshile, ju lutem me tregoni se cka mund te bej?

Vlora (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Vlora.

Kapsllëku nënkupton jashtëqitje të forta dhe të vështirësuara. Numri dhe intervali kohor i jashtëqitjeve nuk janë përcakues për kapsllëkun nëse ato për nga konzistenca janë të holla dhe jo të mundimshme.

Praktikat e mira të të ushqyerit janë zgjidhja më e preferuar dhe afatgjate e problemit.Ju bëni mirë që foshnjen tuaj e ushqeni me pemë dhe perime të cilat përmbajnë fibra dhe krijojnë vëllim të domosdoshëm për rregullimin e jashtëqitjes.

T'iu përkujtojmë se rregullator të mirë të jashtëqitjes përpos dardhës dhe kivit janë edhe kumbulla dhe fiku ndërsa ushqimet të cilat duhet redukuar janë karrota,patata,orizi sepse kontrbuojnë në masë të madhe në fortësimin e jashtëqitjes.

Bazë për rregullimin e jashtëqitjes është ushqimi sa më i lëngëshëm dhe konsumimi i sa më tepër fluideve: ujë, çaj, lëngje pemësh, supë, çorbë. Nëse të gjitha këto nuk ndihmojnë atëherë duhet bërë konsultime shtesë me pediatrin tuaj dhe/ose kirurgun pediatrik.

Sirupët e ndryshëm, supozitoret ose mikroklizmat janë zgjidhje e përkohshme e problemit dhe nuk preferojmë krijimin e vartësisë nga ato.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti