Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Sa vakte ushqim duhet ti jap?

Pershendetje Dr. Niketa, une e kam vajzen 9 muajshe dhe i kam filluar supe me leng perimesh, mishi dhe peshku me makarona te imeta. Vajza e ha kete ushqim, kuptohet qe nje dite leng mishi diten tjeter peshku e keshtu me radhe. Persa i perket vakteve i jap ne mengjes te verdhen e vezes me pas qumeshtin me biskota, ne dreke supen mbasdite kos me biskota ose perime te grira ne frulator dhe ne darke prape supe, gjithashtu dhe qumeshtin e gjirit mes ketyre vakteve. A eshte e drejte kjo qe thashe me siper. do ta vleresoja shume nje keshille tuajen. Me respekt Albana.

Albana (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Albana.

Në lidhje me menynë e ushqyerjes së fëmijës tuaj, mund të ndiqni këto udhëzime:

• Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule.

• Sasi të vogla të djathit të butë të pasterizuar, jogurt, xhizë (por jo qumësht lope deri në moshën 1 vjeç).

• Drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera).

• Pemë të prera në kube apo në fije, apo të bëra pure.

• Perime të ziera butë, me madhësi kafshate (karrota, bizele).

• Ushqim i kombinuar (makarona me djathë, tavë).

• Proteina (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lëkurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza).

• Ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën O me sasi të vogël të sheqerit).

• Lëng pa citron.

Çfarë sasie

• 1/3 gote bylmet (apo djathë).

• ¼ gjer në ½ gotë drithëra të pasura me hekur.

• ¼ gjer në ½ gotë pemë.

• ¼ gjer në ½ gotë perime.

• 1/8 gjer në ¼ gotë ushqim të kombinuar.

• 1/8 gjer në ¼ gotë ushqim të pasur me proteina.

• ¼ gjer në ½ gotë lëng pa citron.

Ushqimin e ri ia jepni vetëm një herë, pastaj pas 3 ditësh për tu siguruar nëse foshnja nuk është alergjike në atë ushqim.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti