Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Dhënia e ujit për foshnjen

Pershendetje. Une e kam beben 8 javeshe, dhe dua te di a kane nevoje bebet t'u jepet uje pasi te pin qumesht apo ne cfaredo kohe, se disa me thone qe duhet patjeter, pasi qumeshti e ben te etet per uje. Gjithashtu me intereson te di, gjate kohes kur une nuk mund te jem afer foshnjes sime, cka guxon te pi bebja, per shembull uje, ose sherbet ose dicka tjeter nese eshte shume e uritur. Poashtu dua te pyes se pediatri me ka keshilluar t'i jap qaj plantex kunder ngerqeve, por nuk me duket se ndikon edhe shume, perseri e mundojne shume ngerqet, cka me kishit preferuar ju? Kerkoj ndjese per kohen qe u mora. Falemnderit paraprakisht nese me pergjigjeni! Cdo te mire!

Sala (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Sala.

Qumështi i nënës në gjashtë muajt e parë të jetës përmbush të gjitha nevojat nutritive dhe nevojat për lëngje sepse përmban 88 % ujë dhe i siguron foshnjes energji të mjaftueshme, prandaj në muajt e parë të jetës, foshnja nuk ka nevojë për ujë shtesë, vetëm nëse këtë iu këshillon pediatri.

Në lidhje me ngërçet mundohuni që me njerën nga këto metoda të cilat nënat më së shumti i rekomandojnë për qetësim të foshnjave të cilat kanë probleme me ngërçe:

1. Mund të zvogëloni sasinë e ushqimit të cilën i jepni foshnjes gjatë një shujte, ndërsa të rrisni numrin e shujtave gjatë ditës. Keni kujdes që foshnja të gogësojë pas çdo shujte.

2. Zgjidhni një ambient më të qetë. Ndriçimi dhe zhurma e fortë, numri i madh i njerëzve vetëm mund ti përkeqsojnë simptomet e ngërçeve.

3. Luhateni foshnjen në ndonjë luhatëse apo karrocë. Lëvizja konstante mund ta qetësojë dhe ta vë në gjumë.

4. Mbani foshnjën në krahë, duke e mbështetur në barkun e saj dhe lehtësisht masazhojini shpinën.

5. Mbështilleni butësisht me ndonjë batanije dhe mbajeni lehtësisht duke u shëtitur.

6. Voziteni me makinë apo me karrocë.

7. Bëjini një dush të ngrohtë dhe masazhojini barkun me vaj të vakët për foshnja.

8. Në disa raste foshnjat i qetëson zhurma monotone e ndonjë aparati, siç është tharrësja e flokëve, makina për larjen e enëve, tharrëset e rrobave dhe ngjashëm.

9. Bëni pauzë dhe mundohuni të qetësoheni. Duke qetësuar veten egziston mundësia e madhe që të qetësoni edhe foshnjen tuaj.

Ju uroj çdo të mirë juve dhe bebit tuaj.

 

/komuniteti