javë pas jave
Pershendetje Shyrete.
Të gjitha foshnjet në ditët e para të jetës humbasin 5-7-10 % të peshës së lindjes . Kjo është e ashtuquajtura humbje fiziologjike (e pritur) e peshës.Pesha e lindjes pritet të rikthehet më së largu deri në ditën e 10 - 14 të jetës.
Nëse kjo nuk ndodh atëherë duhet menduar në problem në të ushqyerit e foshnjes i cili duhet identifikuar dhe tejkaluar varësisht nga vlerësimi i punëtorit kompetent shëndetësor (pediatër-neonatologut).
Foshnja në tremujorin e parë pas lindjes,varësisht nga pesha e lindjes, shton mesatarisht 15-30 gram në ditë,llogaritur këtu peshën e humbur dhe mëpastaj të rikthyer.Optimumi i shtimit në peshë,në këtë periudhë, është 1% e peshës së lindjes në ditë.
Me kalimin e kohës shtimi mesatar ditor në peshë bie,kështuqë shtimi mesatar ditor në tremujorin e dytë është përreth 12-21 gram në ditë.Është e arritur e llojit të vet nëse foshnja së paku e dyfishon peshën në moshën 4-6 muaj ,ndërsa e trefishon ate në ditëlindjen e parë.
Ju tani duhet te vazhdoni te ushqeni foshnjen tuaj me qumesht gjiri. Ushqejeni sa me shpesh. Sa më shpesh që ta ushqeni aq më shumë do të dalë qumësht nga gjiri juaj. Të ushqyerit nga 15 min. Çdo herë që ta ushqeni, 8 deri në 12 herë mbrenda 24 orëve, është sasia e cila synohet.
Gjatë ditëve të para, shpesh do të duhet ta zgjoni foshjën tuaj për ta ushqyer dhe ai të flen përsëri në mes të ushqyerit. Si të fillojë foshnja juaj që të rri zgjuar për kohë më të gjatë, mund të krijoni një orar të ushqyerit çdo 1–3 orë (më rrallë gjatë natës kur ai fillon të flejë më gjatë).
Ju uroj çdo të mirë juve dhe bebit tuaj.


Jam nje nene e re, kam 5 dite qe kam lindur. Femija ka lindur 3 e 700 kur dola nga materniteti pas 3 ditesh ka qene 3 550 tani e kam ne spital per disa analiza te pergjithshme ku zgjasin 3 dite. Qumshti ka filluar te me vije dhe i shrydhi gjinjte. Jam ne merak te dije a do te pije bebja ime ne gji nga qe gjate kesaj kohe ajo eshte mesuar me biberon dhe sa ml qumsht duhet te pije ne nje vakt nqs duhet ti jap me shishe, dhe nuk kam mjaftueshem, dhe a eshte normale renia ne peshe e femijes gjate ketyre diteve ne maternitet? Ju faleminderit.