Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A mund të ushqehet fëmija dhe me qumësht gjiri dhe me qumësht tjetër?
Pershendetje! Jam ne muajin e 6 te shtatzenise dhe dua te di n.q.s do detyrohem te rikthehem ne pune p.sh mbas tre muaj nga lindja e femijes, a mundet ai qe pervec qumeshtit te nenes te marre dhe qumesht tjetet ne momentet qe une nuk do te mundem te jem e pranishme ne shtepi? Apo eshte me mire qe te shtrydhet qumeshti i nenes ne nje shishe dhe t\' jepet kur t\'i vije koha per t\'u ushqyer? Faleminderit!
Jusra (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Jusra.

Po, mundeni. Nëse jetoni afër punës apo keni ndonjë kujdestare fëmijësh, ju mund të bëni pushime për të ushqyer foshnjen me gji. Nëse kjo nuk është e mundshme, atëherë keni dy zgjidhje: ju mund të mbledhni qumështin nga gjiu me anë të pompës së gjirit. Ruani qumështin e mbledhur dhe mund tia jepni kujdestares së fëmiut. (Nëse nuk keni qumësht të mjaftueshëm, plotësojeni me formulë.) Ju ende do të jeni të aftë për të ushqyer foshnjen me gji kur nuk jeni në punë. Dhe zgjidhja tjetër është nëse ju nuk mund të pomponi qumështin nga gjiu apo nuk doni, ju mund të filloni të zëvendësoni gradualisht ushqimet ditore me formulë përderisa jeni në punë, ndërsa në shtëpi të vazhdoni të ushqeni me gji. Por mbani në mend që nëse nuk pomponi gjiun gjatë ditës, furnizimi me qumësht do të fillojë të iu pakësohet. Qumështi të cilin iu prodhon trupi mund të mos e kënaq foshnjen tuaj, madje nëse mjafton vetëm për ushqim në mëngjes dhe në mbrëmje.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti