Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Çrregullimi i gjumit të vajzës

Doktoreshe, deshta te pyes, e kam qiken 2 vjeqe e gjysme dhe ne mengjes qohet ne 9, gjithe diten nuk flen kur te gjithe bijne ne gjume, ajo nuk flen deri ora 11-12 e njehere deri 1 te nates nuk e merr gjumi. Cka mund te bej une si nene? A eshte koha e mjaftueshme per te?

Fatja (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Fatja.

Nëqoftëse fëmija juaj ende nuk është rregulluar me orarin e gjumit i cili përputhet me nevojat e familjes suaj, atëherë tani është koha e përshtatshme që të provoni njëfarë lloj trajnimi i të fjeturit. Metodat e trajnimit të gjumit mund të ndihmojë që fëmija juaj të flejë më lehtë, që të flejë më gjatë gjatë natës, dhe që të flejë me orar më të rregullt.

Vendosja e një rutine në kohën e gjumit është hapi i parë për zgjidhjen e problemeve me çrregullime të gjumit. Vëzhgoni fëmijën disa netë me rradhë dhe caktoni kohën e gjumit kur fëmija duket më së shumti i ngadalshëm, i lodhur dhe nervoz. Mundohuni që ta filloni procesin 30 minuta përpara. Vendosni perde të errëta nëse është dhoma e fjetjes e ndriçuar gjatë natës apo vendosni ndonjë llampë të vockël nëse është dhoma shumë e errët gjatë natës.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti