Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Verdhëza

Pershendetje, foshnja ime eshte 5 javeshe dhe ne baze te rezultateve bilurubina totale eshte 170 mol/l. Nje pediater me thote se nuk duhet te marre femiu asnje lloj barne apo infuzione dhe se do ti kaloje me procese fiziologjike, ndersa nje pediater tjeter me propozon barna ose infuzione te marr foshnja. Nuk e di si te veproj dhe ke ta besoj. Nese mund te jepni nje mendim cka te bej? Flm.

T.E (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje.

Nëse bilirubina kalon disa kufij të caktuar, ajo mund të bëhet e dëmshme për organizmin.

Ikteri trajtohet me sukses me anë të një mjekimi që quhet fototerapi (është një llambë speciale që lëshon një dritë vjollcë dhe që e kthen bilirubinën në një produkt të padëmshëm).

Në rast se fototerapia është e pasuksesshme, atëherë mund të kryhet një procedurë që quhet (eksanguino- transfuzion) shkëmbim i gjakut.

Unë ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti