Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha e bebit

Pershendetje. Beba ime ka lindur 3700 gr, per dy dite i ka humbur 240 gr, pas nje jave ka shtuar 110 gr, kurse tani qe i ka kater jave peshen e ka 4250 gr. me duhet opinioni juaj se a eshte duke shtuar peshe sa duhet pasiqe lexova ne internet qe ne muajin e pare beba duhet te shtoj 600 gram, apo duhet t'i jap dicka plotesim pervec qumeshtit te gjirit?

Kosovarja2 (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Të gjitha foshnjet në ditët e para të jetës humbasin 5-7-10 % të peshës së lindjes . Kjo është e ashtuquajtura humbje fiziologjike (e pritur) e peshës.Pesha e lindjes pritet të rikthehet më së largu deri në ditën e 10 - 14 të jetës.

Nëse kjo nuk ndodh atëherë duhet menduar në problem në të ushqyerit e foshnjes i cili duhet identifikuar dhe tejkaluar varësisht nga vlerësimi i punëtorit kompetent shëndetësor (pediatër-neonatologut).

Foshnja në tremujorin e parë pas lindjes,varësisht nga pesha e lindjes, shton mesatarisht 15-30 gram në ditë,llogaritur këtu peshën e humbur dhe mëpastaj të rikthyer.Optimumi i shtimit në peshë,në këtë periudhë, është 1% e peshës së lindjes në ditë (në rastin e foshnjes tuaj 37 gram).

Me kalimin e kohës shtimi mesatar ditor në peshë bie,kështuqë shtimi mesatar ditor në tremujorin e dytë është përreth 12-21 gram në ditë.Është e arritur e llojit të vet nëse foshnja së paku e dyfishon peshën në moshën 4-6 muaj ,ndërsa e trefishon ate në ditëlindjen e parë.

/komuniteti