Rreth ushqyerjes së bebit
Dea Mehmeti
(14 vite më parë)
Përshëndetje Dea.
Preferohet që ushqyerja e bebit të fillohet prej muajit 4 - 6. Menyja e cila preferohet që ta ndjekin nënat është kjo: qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule drithëra orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme, drithëra të tjera siç janë tërshëra apo elbi.
Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule. Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.
Nëse foshnja juaj nuk dëshiron të hajë drithëra me tentimin e parë, ofrojini përsëri pas ca ditësh.
Ju uroj çdo të mirë juve dhe bebit tuaj.
Pershendetje Dr.Niketa, kam vajzen 4 muajshe, dhe kam filluar me i dhene supe, (supen e pergaditi vet jo te gatshme) dhe ja qes pak tul te bukes, i jap edhe gji, por shkaku qe kam filluar me i dhone eshte se kam pas probleme me gji, i kam dhene edhe qumesht formula, nje dite e pike tjeter dite jo, edhe me qajke shume, per kete kam vendosur me i dhene me ngrene, po ashtu i kam blere edhe oriz te bluar, ne dreke i jap supen ndersa ne mbremje i jap orizin, te lutem me trego mos po i bej dem me ushqim apo eshte ende e vogel, keto qe ja jap i han shijshem, ama ato ushqimet qe jane ne teglla, nuk i han, menjehere i kthen, te lutem me trego, pres pergjigjjen tuaj, me respekt Dea M.