Sa i demshem eshte per bebin perdorimi i antibiotikeve ne gjidhenie?
Nita Y
(12 vite më parë)
Përshëndetje Nita,
Është e mundur që ilaçet që nëna merr gjatë kohës që ushqen me gji fëmijën, të kalojnë në qumësht dhe kështu pastaj tek vetë fëmija. Atëherë, para mjekut shtrohet një pyetje që, të themi të vërtetën shpesh herë na vë në një pozitë të vështirë. Shumica e antibiotikëve janë të pajtueshëm me ushqyerjen me gji.
Gjithsesi para përdorimit konsultohuni me mjekun tuaj.
Gjithë të mirat.
Jam nje nene e shqetesuar per efektet qe mund te kene tek bebi im antibiotiket Nalidiksine 500 mg *3 ne dite* per 10 dite dhe enfexia 500 mg *2 ne dite* per 5 dite. Kjo pasi jam duke i mare keta antibiotike per shkak te nje infeksioni urinar.
Ju lutem me ktheni nje pergjigje,