Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Jashtëqitja e bebit

Vajza ime eshte 19 muaj dhe ka dy dite qe ka jashqitje te gjelbert, te lutem me trego a eshte per tu shqetesuar, ushqim ka ngrene si cdohere jo diqka te re po ushqim te zakonshem, te lutem me trego si te veproj me vajzen time?

Arjeta (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Jashtëqitja e gjelbërt për foshnjet që ushqehen në gji në ditët dhe muajt e parë të jetës nuk është shqetësuese dhe ndodh me se shpeshti per shkak te oksidimit te bilirubines. Kohe te gjate kane ekzistuar paragjykime se ngjyra e gjelbert e jashteqitjes ka te beje me ftohjen apo mosushqyerjen e mjaftueshme te foshnjes.

Tek femijet e moshes se vajzes suaj jashteqitjet e gjelberta mund te jene si pasoje e marrjes se ushqimeve te veçanta si embelsirave,pijeve ose lengjeve freskuese me ngjyroses ushqimor . Barkqitjet me ngjyre te gjelbert ndonjehere mund te shoqerojne infeksionet e traktit tretes per çfare duhet bere ekzaminime plotesuese te nevojes se madhe si :analizat virale, koprokutura,fecesi ne cista dhe parasite,...te cilat do te konfirmojne ose perjashtojne ato.

/komuniteti