Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ngërçet te bebi 5 javësh

Vajza ime eshte 5 javeshe dhe kohe pas kohe qan pa nderprere edhe pse eshte e ushqyer, me duket se ne pyetje jane ngerçet ne bark sepse po ndegjohen levizje te zorreve sikur "foshnja te jete e uritur", si dhe po i shtrengon kembet dhe i mban lart qka me ben te besoj qe ka probleme me ngerqa, a eshte kjo apo ka ndonje arsye tjeter? A ndikon negativisht perdorimi i espumisan pikave tre here ne dite nga 15 pika te foshnja 5 javeshe, apo preferohet te perdoret ndonje ilaq apo metode tjeter per te ndihmuar femijen ne raste qe ka probleme me ngerqa apo gazra?

Argjenita (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Pershendetje Argjenita.

Shumë nëna nuk mund ta dallojnë të qajturit e foshnjes së tyre, për shembull nëse është e uritur, e lagur, apo dëshiron të përkëdhelet. Kur këto mundësi nuk janë në pyetje, ndërsa foshnja juaj vazhdon të qajë më shumë dhe më me intenzitet se më parë, ka mundësi që e mundojnë ngërçet.

Nëse foshnja qan më gjatë se tre orë në ditë, më së paku për tre ditë në javë, gjatë tre javëve, egziston mundësia që foshnja ka ngërçe.

Të qarat në këtë periudhë janë shumë të ashpra dhe intenzive dhe paraqiten zakonisht në orët e mbrëmjes. Foshnja mbledh këmbët dhe duart kah barku, skuqet në fytyrë dhe vështirë qetësohet.

Mundohuni që me njerën nga këto metoda të cilat nënat më së shumti i rekomandojnë për qetësim të foshnjave të cilat kanë probleme me ngërçe:

1. Mund të zvogëloni sasinë e ushqimit të cilën i jepni foshnjes gjatë një shujte, ndërsa të rrisni numrin e shujtave gjatë ditës. Keni kujdes që foshnja të gogësojë pas çdo shujte.

2. Zgjidhni një ambient më të qetë. Ndriçimi dhe zhurma e fortë, numri i madh i njerëzve vetëm mund ti përkeqsojnë simptomet e ngërçeve.

3. Luhateni foshnjen në ndonjë luhatëse apo karrocë. Lëvizja konstante mund ta qetësojë dhe ta vë në gjumë.

4. Mbani foshnjën në krahë, duke e mbështetur në barkun e saj dhe lehtësisht masazhojini shpinën.

5. Mbështilleni butësisht me ndonjë batanije dhe mbajeni lehtësisht duke u shëtitur.

6. Voziteni me makinë apo me karrocë.

7. Bëjini një dush të ngrohtë dhe masazhojini barkun me vaj të vakët për foshnja.

8. Në disa raste foshnjat i qetëson zhurma monotone e ndonjë aparati, siç është tharrësja e flokëve, makina për larjen e enëve, tharrëset e rrobave dhe ngjashëm.

9. Bëni pauzë dhe mundohuni të qetësoheni. Duke qetësuar veten egziston mundësia e madhe që të qetësoni edhe foshnjen tuaj.

Ju uroj çdo të mirë juve dhe bebit tuaj.

/komuniteti