Përdorimi i vezës
Hana
(14 vite më parë)
Përshëndetje Hana.
Në ushqim të foshnjave, vezët (e ziera) mund të futen pas muajit të gjashtë, dhe në fillim vetëm një e katërta e të verdhës së vezës, e më pastaj gradualisht nga një e katërta, në gjysmën e deri tek një vezë e plotë. Një vezë e plotë mund ti jepet fëmijës pas ditëlindjes së parë.
Nëse në familje keni raste me alergji apo nëse fëmija është alergjik, atëherë të verdhën e vezës do të duhej ta fusni në menu të fëmijës tuaj pas muajit të nëntë.
Ju uroj çdo të mirë juve dhe bebit tuaj.
A mund ti jap te verdhen e vezes bebit tim qe eshte 5 muajsh?