Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gazrat e shumta gjatë natës

Pershendetje doktoresha! Kam vajzen 5 muajshe e gjysem dhe gjate nates ka shume gazra qe e bejne te grindet dhe te mos beje nje gjume te qete, ka gati 2 jave me kete problem. Kam filluar qe ti jap krem orizi ne dreke, mos ndikon ky ushqim i ri ne shtimin e gazrave? Se vajza nuk ka probleme me daljen jashte. Ju lutem mund te me jepni nje pergjigje.

Malvina (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Malvina!

Meqe ndryshimi lidhet me ushqimin e ri te filluar, atehere ndoshta duhet te shohesh sa i forte eshte kremi qe i jep apo nese e pergatit ne menyre korrekte.

Nqs gjithcka eshte e kryer ne rregull mund te ulesh pak sasine e ushqimit qe i jep.

Gjithashtu ne darke mund ti japesh edhe ndonje preparat me baze Simetikon qe te fleje me qete.

/komuniteti