Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Alergjia tek bebet

Ju lutem me tregoni se cka te veproj me beben time (5 muajshe) i jane shfaqur disa puqrra te kuqe te imta rreth gojes, gjason sikur alergji,sot ia kam nderpre te gjitha ushqimet qe i kam dhene deri tash (e ushqej me bebellak dhe perime) vetem qumesht po i jap po a duhet ta lyej me dicka apo duhet te pres qe ato te terhiqen vete?

Ema (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Ema.

Doktorët gjithmonë kanë rekomanduar që të pritet gjer në moshën 1 vjec dhe më lartë për ushqimet e forta siq janë alergjenët (ushqimet që shkaktojnë alergjinë) e zakonshëm, posaçërisht tek fëmijët me prirje kah alergjia.

Megjithatë, është ide e mençur që fëmisë suaj t’ia ofroni ushqimet e reja gradualisht, duke pritur disa ditë pas cdo ushqimi të ri nga menyja, për të parë se a do të ketë reagime negative tek fëmiu. Dhe ne rast se mendoni se fëmija juaj është i rrezikuar nga alergjitë - p.sh. në rast se alergjitë janë të pranishme në familje - këshillohuni me mjekun e tij për të përgatitur strategjinë se si t’ia ofroni ushqimet alergjene siq janë vezët, qumështi, kikirikët, gruri pluhur, soja, arrat dhe peshqit.

Në qoftë se ndonjëherë fëmiu juaj ka probleme me frymëmarrje, apo ka të fryra të fytyrës dhe të buzëve, apo nëse i zhvillohet vjellje dhe shkuarje e barkut tejet e rëndë pas të ngrënit, kontaktoni menjëherë mjekun/pediatrin e fëmijës tuaj.

Ju uroj cdo të mirë.

/komuniteti