javë pas jave
Përshëndetje Meliha.
Gjer te momenti kur fëmijët fillojnë shkollën, çrregullimet bëhen gjë e zakonshme. Jo vetëm që ditët bëhen të stërngarkuara por njejtë ndodh edhe me gjumin. Fëmijët kanë imagjinatë të zhvilluar, që do të thotë që frika e natës dhe ankthet ndodhin shpesh.
Terrori natës, somnabulizmi, të lagurit e krevatit, pamundësia për të fjetur (insomnia), fëmija nuk dëshiron të fle vetëm në dhomë, nuk dëshiron të fle vetëm në krevat, nuk mund të fle pa lodrën e preferuar dhe kërcitja e dhëmbëve, të gjitha këto janë çrregullime të zakonshme të fjetjes tek fëmijët.
Nëse fëmija përjeton cilëndo nga këto që i përmendëm dhe nuk mund të fle, vështirë zgjohet në mëngjes, i përgjumshëm është gjatë ditës dhe ka nevojë për gjumë, atëherë ai sigurisht që ka probleme me fjetje.
Vendosja e një rutine në kohën e gjumit është hapi i parë për zgjidhjen e problemeve me çrregullime të gjumit. Vëzhgoni fëmijën disa netë me rradhë dhe caktoni kohën e gjumit kur fëmija duket më së shumti i ngadalshëm, i lodhur dhe nervoz. Mundohuni që ta filloni procesin 30 minuta përpara. Vendosni perde të errëta nëse është dhoma e fjetjes e ndriçuar gjatë natës apo vendosni ndonjë llampë të vockël nëse është dhoma shumë e errët gjatë natës.
Nëse egziston ndonjë nga këto çrregullime të paraqitura, bisedoni me fëmijën se cilën rutinë doni të aplikoni dhe përmbajuni rutinës për disa javë. Në rast se nuk vie deri të përmirësimi, definitivisht është koha që ta vizitoni pediatrin.
Ju uroj çdo të mirë.


Vajza ime gati dy vjece, shpesh naten ne gjume frigohet dhe qan ne gjume, cka duhet te bej?