Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Konsumimi i ujit

Pershendetje. Kam vajzen 6 muajshe dhe kam filluar ta ushqej me qumesht tetrapak (Alpsko) dhe e ka pranuar shume mire, gjithashtu kam filluar edhe ta ushqej me qulla dritherash dhe peme, mirepo ujin nuk po e pin, kam provuar edhe te ja embelsoj pak por prape nuk po e pin, desha ta di sa eshte e rrezikshme nese nuk e pin ujin dhe nese keni ndonje keshille se si ta beje qe ta pin ujin?

Hamdije Idrizi-krasniqi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje,

Qumështi i nënës në gjashtë muajt e parë të jetës përmbush të gjitha nevojat nutritive dhe nevojat për lëngje sepse përmban 88 % ujë dhe i siguron foshnjes energji të mjaftueshme, prandaj në muajt e parë të jetës, foshnja nuk ka nevojë për ujë shtesë, vetëm nëse këtë iu këshillon pediatri.

Pas muajit të gjashtë nëse ajo refuzon ujin, filloni me sasinë e kufizuar në disa mililitra në ditë. Ideale do te ishte që foshnja të pijë disa pika ujë pas ushqimit dhe asesi para.

Qumështi i zakonshëm nuk rekomandohet deri në ditëlindjen e parë pasi që nuk i ka materiet e duhura ushqyese të cilat nevojiten për foshnjën tuaj në rritje dhe mund të shkaktojnë probleme të tretjes në stomak.

Nëse nuk keni qumësht gjiri, duhet ta zëvendësoni atë me qumësht formule, gjer në moshën 1 vjeçare, sepse qumështi i sotëm me formula është i dizajnuar që sa më shumë ti përngjajë nga ana e vlerës ushqyese qumështit të gjirit.

Ju uroj çdo të mirë.

 

/komuniteti