Humbja e lëngjeve
Pran Vera
(14 vite më parë)
Përshëndetje Blerta.
Pikat Nystatin janë të këshillueshme për mykun e gojës. Meqë nuk e di moshën e fëmijës tuaj mund të ju them se, nëse jeni nënë gjidhënëse, mbajeni fëmijën tuaj sa më shpesh ne gji që të mos dehidrojë, ndërsa nëse ushqehet me ushqime të forta, është shumë e rëndësishme që të konsumojë sa më shumë ujë, çaj apo tretje fiziologjike. Pregatini ushqime të freskëta dhe le të hajë shpesh po në sasi më të vogla.
Ju uroj çdo të mirë.
Pershendetje Dr, beba ime ka myk te gojes edhe pediatri me ka thene qe ti jap pika nystatin, por nga keto mund edhe te del jashte 6-8 here ne dite, dhe mund ti humb lengjet. Cfare duhet te bej nese i humb lengjet, a duhet te ha apo te pi une ndonje gje te vecante qe ai ti rifiton lengjet perseri? Si arrihet deri tek kjo? Faleminderit.