Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kur t`ia fiilloj me larjen e dhëmbëve?

Pershendetje doktor, kam vajzen 13 muajshe dhe i ka 4 dhembe, dy larte dy poshte, dhe desha ta di se kur mund te filloj me larjen e dhembeve? Sepse nganjehere po e shoh qe dhembet kane marre ngjyre te verdhe, te pershendes.

Diana (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Pershendetje Diana.

Posa fillojnë ti dalin dhëmbët e parë fëmijës tuaj, përkujdesuni që të gjeni një brushë dhëmbësh për fëmijë që ka kokë të vogël me fije sintetike. Pastroni dhëmbët e saj me brushë në mënyrë të butë 2 herë ne dite, ne te dy anet, te mbrendshme dhe ate te jashtme. Pastrojani me brushë dhe gjuhën poashtu (në rast se ju lejon) se për t’ia larguar bakteriet të cilat mund të shkaktojnë erë të keqe nga goja. Një fërkim i shpejtë është i mjaftueshëm. Zëvëndësoni brushën menjëherë si të bëhet e vjetëruar dhe shpurprishur.

Ju uroj çdo të mirë.

 

Nermine Shaqiri (14 vite më parë)
po neqoftese femija gelltit pasten sepse ai nuk di qe te bej shperlarjen e gojes a ka ndonje problem per shendetin e femijes

/komuniteti