Ushqimi tek beba
Klaudia
(14 vite më parë)
Përshëndetje Klaudia.
Shqetësimi juaj është me shumë vend. Ja rekomandimet që duhet ndjekur për të ushqyer një bebe 4 muajshe: qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule, drithëra orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme, drithëra të tjera siç janë tërshëra apo elbi.
Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule. Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.
Nëse foshnja juaj nuk dëshiron të hajë drithëra me tentimin e parë, ofrojini përsëri pas ca ditësh.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, a eshte i demshem ushqimi me keka dhe qumesht tek beba 4 muaj e 2 jave? Sepse vjehrra ime ka provu me i dhane, dhe thote se nuk eshte i demshem, une nuk po kam deshire me i dhene. Me ndihmoni, tung ju pershendes.