Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi tek beba ime

Pershendetje doktoreshe, kam vajzen 5 muajshe, deri ne kete muaj e kam ushqyer vetem me gji, muajin e peste kam filluar me qumesht Humana 1 dhe Fruktella, desha te pyes cfare ushqimi duhet ti jap tani muajin e 6, eshte femija i pare. Faleminderit.

Meri (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Meri

Filloni ushqyerjen vajzes tuaj me drithëra orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme dhe drithëra të tjera siç janë tërshëra apo elbi, pemë të shtypura apo të bluara (banane, dardha, lengmolle, pjeshka), perime të shtypura apo të bluara (avokado, karrota të ziera mirë, kungull, and patate të ëmbla). Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule. Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.

Gjithë të mirat.

 

/komuniteti